Strumicë, zbulohen 25 emigrantë nga Pakistani


Tridhjetë minuta pas mesnate në polici është denoncuar se në afërsi të fshatit Kosturino të Strumicës, ka një grup të madh të emigrantëve dhe dy makina me të cilat transportohen.

Zyrtarët policorë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur makinën “Ford” me targa të Anglisë, e cila ka qenë e zbrazur dhe pa çelësa.

“Në afërsi të pacaktuar nga makina janë gjetur 25 emigrantë nga Pakistani. Pas kësaj, policët kanë ndaluar edhe një makinë tjetër “BMW” me targa të Radovishit, e cila gjithashtu ka qenë e denoncuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi

Baby Boo