Strugë, tiketa parkimi pa vula dhe pa llogari fiskale


Fleta të thjeshta pa vulë dhe llogari fiskale ndahen për parkim në Strugë gjatë gjithë verës. Për këtë paguhet 50 denarë. Përveç emrit të Ndërmarrjes Publike për Aktivitetet Komunal “Eko”, që tregon se me ato menaxhon Ndërmarrja Publike e sapoformuar “Eko Struga”, numrit serial dhe zonës së parkimit, nuk figuron gjë tjetër. Qytetarët që i kemi intervistuar dyshojnë ligjshmërinë e pagesës së parkimit, që kushton 50 denarë.

“Kjo është një situatë e pastër ku mund të vijë deri te abuzimi dhe përvetësimi në mbledhjen e parave komunale që mund të humbasin çdo lloj gjurme dhe lëvizje. Për këtë arsye mendoj se Prokuroria Publike ndoshta duhet të ndërmarrë veprime dhe të luftohet kjo gjendje, që nuk kontribuon në rrjedhat normale fiskale në shtet dhe në Strugë”, u shpreh një turist.

“Nuk mendoj se është mirë. Duhet të regjistrohet nga komuna që e siguron atë. Ndoshta shkojnë në xhepat privat nëse nuk kanë vulë. Secili mund të blejë dhe të shtypë të tilla”, tha një turist.

Reaguan edhe nga Aleanca e shqiptarëve në opozitë. Ata pyesin se ku shkojnë paratë që i japin qytetarët për parkim. Nga komuna e Strugës arsyetohen se bëhet fjalë për parkingje ilegale. Alsat M u përpoq të merrte një përgjigje nga drejtori i “Eko” Strugës, Armend Shaqiri, përndryshe ish drejtor i burgut të Strugës, por nuk morëm sqarime.

Baby Boo