Strugë, Ramiz Merko do të hapë 37 plazhe të reja


“Ramiz Merko dëshiron të shtyjë një projekt për hapjen e 37 plazheve në bregun e liqenit të Strugës, nga Euro Hoteli deri te vendi i quajtur Lulet e majit, akuzojnë kundërshtarët e tij politik. Ata dyshojnë se mund të jenë në lojë interesat personale dhe të biznesit. Nga VMRO-DPMNE thonë se ajo që është simptomatike është se shumica e plazheve janë planifikuar të jepen me marrëveshje të drejtpërdrejtë.- Imer Imeri-Këshilltar nga Aleanca për Shqiptarët

Duke marrë parasysh praktikën e tolerimit të ndërtimeve pa leje dhe uzurpimit të plazhit, mund të paraqesë një fatkeqësi natyrore. Nëse shumica e Këshillit e miraton këtë vendim, ne i bëjmë thirrje Ministrit të Transportit dhe lidhjeve ta anulojë të gjithë procedurën “. – tha Alen Dereban – këshilltar nga VMRO DIMNE

Një propozim i tillë, i cili u dorëzua dy herë në seancë të këshillit të qytetit, u tërhoq shpejtë, sepse autoritetet lokale nuk mundën të sigurojnë shumicën. Edhe nga LSDM-ja, të cilët janë në koalicion me BDI-në në nivel lokal, thonë se kurrë nuk do ta mbështesin idenë e Merkos.

“Ne me asnjë lëvizje nuk do ta mbështesim një vendim që do të vërë në pikëpyetje trashëgiminë kulturore dhe natyrore që ka Struga. Është ky vendim që u propozohet këshilltarëve që është i kundërt nga drejtimi dhe premtimet që u kemi dhënë qytetarëve të Strugës “. – theksoi Nikolina Velkoska- Këshilltare e LSDM-së

 Por kryetari i komunës mohon se ka interesa biznesi. Ai pretendon se nuk ka asgjë të diskutueshme që një pjesë e plazheve do të jepet nëpërmjet marrëveshjes së drejtpërdrejtë.

Merko pretendon se lëshimi i plazheve është në interes të zhvillimit të qytetit. Nëse kjo nuk do të ndodhë – thotë se do të hapen objekte të paligjshme dhe banakë.

Baby Boo