Strugë, punonjësit turistik kërkojnë lehtësimin e masave


Në vend se t’i presin grupet e para të turistëve nga Holanda që tashmë duhej të ishin këtu, punonjësit turistik nga Struga presin zbutjen e masave, gjallërimin e turizmit dhe biznesit që tani krejtësisht kanë ngecur për shkak të situatës me virusin korona. Prej dy muajsh nuk qarkullojnë as taksitë e rregullt dhe linjat e autobusëve nga fshatrat drejtë qytetit, ndërsa janë reduktuar linjat edhe me Ohrin. Autoritetet lokale nga Qeveria kërkojnë urgjentisht të hapet vendkalimi kufitarë Qafëthanë me Shqipërinë sepse një numër i madh i punëtorëve që punojnë në bizneset lokale vijnë nga shteti fqinj.

Edhe biznesmenët lokal vlerësojnë se është momenti për lehtësimin e masave, sepse siç thonë, ka ngecje serioze në funksionimin e të gjitha kompanive.

Prioritet është shëndeti i njerëzve dhe nëse vlerësojnë se ka mjaft mundësi që kjo të kontrollohet, mirë është që të lirohen të gjitha objektet dhe mjetet e transportit që ngadalë gjithçka të fillojë të funksionojë. Ja, po na afrohet edhe sezoni, e ne jemi këtu. Edhe i gjithë shteti funksionon me sezone – deklaroi Mevmed Xhemailoski, biznesmen nga Struga.

Nga Qeveria për Alsat thonë se do i shqyrtojnë me kujdes kërkesat, por se të gjitha vendimet merren në bazë të rekomandimeve nga Komisioni i sëmundjeve infektive.

Qeveria me vëmendje e ndjek situatën sikurse deri më tani. Rregullisht dhe saktë për mundësitë që do krijohen. Në një pjesë të qyteteve ku kishte të sëmurë nga Kovid 19 tashmë nuk ka raste aktive. Por, të mos harrojmë se të gjitha masat aktive patjetër të vazhdojnë të respektohen për të krijuar kushte për lehtësim gradual të masave shtrënguese – njoftojnë nga Qeveria.

Nga Qeveria gjithashtu shtojnë se edhe për Strugën si për gjithë shtetin kthimi i normalitetit do bëhet në mënyrë graduale dhe me kujdes edhe atë vetëm sipas rekomandimeve të Komisionit për sëmundje infektive.

Baby Boo