Strugë, Merko nuk mban premtimin për deponinë


Edhe pse nga ndërtimi i stacionit për shtypjen e mbeturinave nga deponia ekzistuese në Strugë kaluan thuajse tre muaj, i njëjti ende nuk është lëshuar në funksion. Mbeturinat ende hidhen në vendin e vjetër. Tani, kryetari i komunës Ramiz Merko fajin e hedh në vend tjetër, përkatësisht tek kompania e cila duhet t’i bartë mbeturinat në Drislla të Shkupit, edhe pse ai disa herë deri më tani premtoi afate për tejkalim të shpejtë të problemit.

Merko shprehet se obligim i kompanisë, krahas ndërtimit të stacionit, është edhe transporti i mbeturina ve. Nga kompania publike komunale në Strugë thonë se mbeturinat e reja edhe më tej i hedhin në lokacionin ekzistues. Në këtë pikë në ditë mblidhen deri në 50 tonë mbeturina ndërsa gjatë sezonit turistik ky numër shkon deri në 90 ton.

“Edhe më tej mbeturinat hidhen në deponinë e vjetër, por aty kemi një moment të ri, ku në ditë mbulohet e tërë sasia dhe nuk ka rreziqe dhe e tërë kjo është mirë e konservuar në bazë ditore”. – theksoi Ivan Kleçkaroski

Nga organizatat civile shprehen se janë skeptik për të gjitha premtimet e autoriteteve.

“Shprehim keqardhje dhe dëshpërim sidomos në dinamikën e zgjidhjes së këtij problemi. Komuna kishte kohë të mjaftueshme në këtë një vit e gjysmë që ta zgjidh problemin, por tërë kohën gjejnë arsyetime për moszgjidhjen e problemit”. – u shpreh Gligor Qatoski- nisma civile “Mjaft më”

Qatoski shton se janë të dëshpëruar edhe nga Qeveria, e cila edhe pse në fillim ka treguar interes për këtë problem, tani interesi është zbehur, edhe pse për këtë qëllim janë ndarë fonde të majme.

Baby Boo