Strugë, ka mungesë të udhëzuesve turistikë


Struga ka vetëm 17 udhëzues turistikë të cilët janë pjesë e regjistrit të përpunuar nga komuna. Megjithëse është një destinacion i zhvilluar turistik, Struga ka staf të vogël profesional të cilët janë të punësuar për t’i paraqitur pasuritë kulturore dhe historike tek turistët. Në krahasim me Ohrin, ku ka mbi 220 udhëzues turistikë, në Strugë ka rreth 12 herë më pak.

“Pesë udhëzues turistikë nga qyteti i Strugës janë anëtarë të shoqatës sonë. Shumica e tyre kanë punuar për më shumë se dhjetë vjet dhe ka një që ka punuar për 20 vjet si udhëzues turistik me njohuri të gjuhëve të ndryshme.”,- deklaroi drejtori i Shoqatës së Udhëzuesve Turistikë – Ohër, Kliment Naumov.
Lidhur me turistët e huaj që kanë vizituar Strugën në vitin 2019, në radhë të parë janë mysafirët nga Turqia, pastaj Polonia, Shqipëria, Izraeli dhe Holanda. Punëtorët turistikë presin një sezon më të mirë këtë vit krahasuar me vitin e kaluar.

“E gjitha varet nga fillimi i fluturimeve të mysafirëve holandezë, nëse ata vijnë do të jetë një vlerësim pozitiv që ne jemi një destinacion i sigurt dhe pas tyre do të vijnë edhe mysafirë të tjerë të huaj. Kjo do të thotë që edhe një pjesë e diasporës sonë nga jashtë, kur të shohin Korendon ose Tuin duke ardhur, do të vendosin që të vijnë.”,- tha kryetari i HOTAM, Kërste Blazheski.

Në komunën e Strugës ka vetëm 110 pronarë privatë të regjistruar, të cilët akomodojnë turistë dhe paguajnë taksë turistike. Në Ohër ka rreth 2,500 banesa, shtëpi dhe apartamente për mysafirët që qëndrojnë brenda natës. Vetëqeverisja lokale e Strugës thotë se janë duke punuar në një promovim të intensifikuar turistik për të tërhequr sa më shumë turistë.

Baby Boo