Strugë, gjitha grave shtatzëna do tu merret material për testin nga koronavirusi


Në Strugë ka filluar që të zbatohet masa e marrjes së materialeve për testim të gjitha grave shtatzëna dhe që janë para lindjes, gjegjësisht në javën e 35 të shtatzënisë dhe që vijnë nga rajonet e prekura nga koronavirusi, siç janë fshatrat Labunishtë, Veleshtë dhe Tatesh.

Drejtori Spitalit të Strugës, Muhamed Asani për Alsat ka deklaruar se në përpunim e sipër është lista e të gjitha grave shtatzëna nga këto rajone, me qëllim që të vërtetohet statusi i tyre momental.

“Kjo me të vetmin qëllim që të kemi një pasqyrë më të pastër para lindjes së tyre në repartin tonë të gjinekologjisë. Edhe pse ne edhe deri tani i kemi ndërmarr të gjitha masat mbrojtëse. Kemi pasur kujdes që të mos ketë më shumë se dy paciente të vendosura në një dhomë. Pacientja që do të jetë pozitive në koronavirus, do të dërgohet menjëherë në Klinikën Infektive në Shkup”, deklaroi Asani.

Asani më tej njoftoi se pesë grave shtatzëna nga ky rajon u janë marrë materialet për testim nga koronavirusi dhe se po i presin rezultatet. Kërkesat e Spitalit të Strugës janë që ndaj të gjitha grave shtatzëna nga ky rajon që janë në muajin e fundit të shtatzënisë të zbatohet kjo procedurë.

Baby Boo