Strugë, fillon largimi i varkave me pedale


Me shoqërimin e policisë Komuna e Strugës filloi t’i largojë varkat me pedale në bregun e Strugës. Por me të arritur ekipi i Alsat M, inspektorët komunal dhe pjesëtarët e policisë u larguan. Pronarët e varkave pretendojnë se inspektorët intervenuan pa leje, pasi paraprakisht vet pronarët në Gjykatën Themelore në Strugë kanë ngritur padi për një masë të përkohshme për të ndaluar vendimin e Komunës.

Ata pa u menduar, me forcë filluan t’i marrin varkat me pedale, po tregonin pafytyrësi, pa kulturë, nuk është mirë kjo që bëhet, të gjithë duan të punojnë dhe të jetojnë në mënyrë të ndershme. Kur erdhët ju si televizion ata menjëherë u larguan, që do të thotë se nuk kanë të drejtë, se disa gjëra i bëjnë me forcë dhe me dhunë – deklaroi Marko Shikuleski, pronar i varkave.

Njeriu i cili ishte inspektor pa vendim dhe pa leje erdhi për të na i marrë varkat, nuk kishte asnjë dokument. Ky ishte një vandalizëm i pastër, në mënyrë të ashpër dhe të dhunshme me dhe bërtitje. Nëse kishin të drejtë do të qëndronin dhe do të thoshin ndonjë fjalë. Do ta tregonin dokumentin, se Ramiz Merko ka të drejtë – u shpreh Mimoza Mojsovska, pronare e varkave.

Nga Komuna e Strugës thonë se kanë filluar me aksionin për heqjen e të gjitha varkave me pedale dhe se do të ndërmerret një veprim për heqjen e pajisjeve urbane të vendosura në mënyrë ilegale nga objektet hotelierike.

Miki Trajkovski

Baby Boo