Strugë, deponia do të “mirëpresë” turistët


Vështirë se struganët deri në fillim të verës do të shohin ndonjë zgjidhje për problemin me deponinë ilegale të qytetit. Të dy kompanitë që u përzgjodhën në tenderin publik të njoftuar nga komuna, e që përfundoi më 24 prill, tani kanë një afat prej 40 ditësh, një për të ndërtuar një stacion ringarkimi ku do të selektohen mbeturinat dhe tjetri për ta filluar transportimin në deponinë e Drisllës në Shkup. Përveç kësaj, brenda një jave thonë nga komuna do të jetë gjithashtu e njohur kompania që do të furnizojë kontejnerët me të cilët do të bëhet transporti. Sipas situatës, as premtimi i kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko se kjo çështje do të zgjidhet deri në maj, nuk do të realizohet.

Shuma totale e parashikuar për këtë qëllim është 340,000 euro. Por aktivistët e shoqërisë civile vlerësojnë se me kaq para nuk është e mundur të zgjidhet plotësisht një problem kaq i madh.

Pollozhani propozon që fondet e tjera të sigurohen me anë të një referendumi, ku secili qytetar do të ndante nga 100 denarë. Sidoqoftë, është skeptik se ky problem mund të zgjidhet sepse thotë se të gjitha premtimet e mëparshme ishin vetëm deklarative. Autoritetet lokale në Strugë presin që këtë verë të mos ndodhë ajo që ndodhi vitin e kaluar, kur deponia u dogj dhe u shpërnda shumë tym dhe erë. Shumë turistë u larguan nga Struga në mes të sezonit turistik nga ky shkak.

Baby Boo