Strugë, ASH dhe VMRO nuk kanë marrë fondet

Gati dy vjet pas zgjedhjeve lokale, dy partitë kryesore opozitare në Strugë, VMRO DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët ankohen se ende nuk i kanë marrë fondet e nevojshme që iu takojnë me Ligj nga pjesëmarrja e tyre në zgjedhjet e fundit lokale në vitin 2017. Ndryshe nga ata LSDM-ja dhe BDI në pushtet i kanë marrë tashmë paratë .Për këtë ata e fajësojnë qeverisjen aktuale lokale në Strugë, e cila duhet t’i transferojë këto para sepse bëhet fjalë për zgjedhjet lokale.

Nga vetë administrata komunale u tha se vetëm LSDM dhe BDI u paguan për zgjedhjet lokale në 2017, ndërsa partitë e opozitës janë ende në pritje, megjithëse vetë ata kanë konfirmuar se vendimet janë nënshkruar dhe ende nuk janë paguar. Të paktën nga VMRO DPMNE, raporti financiar u dorëzua në kohë në administratën komunale në fillim të vitit 2018. Cilat janë arsyet edhe ne nuk i dimë “. – tha Dejan Paunovski, VMRO DIMNE- Strugë

Paunoski dyshon se mund të jetë një gabim i qëllimshëm i administratës komunale. Sipas tij, kjo është një shumë që llogaritet sipas votës së fituar nga fletëvotimi. Në zgjedhjet e fundit lokale, VMRO-DPMNE fitoi 4,850 vota për listën e këshillit dhe 4,150 për kandidatin për kryetar komune.

Nga Aleanca thonë se ishte parashikuar që paratë të paguheshin në shtator të vitit 2018. Alsat u përpoq të merrte një përgjigje nga qeverisja lokale në Strugë, por edhe këtë herë si edhe disa herë në periudhën e kaluar nuk mundëm të merrnim përgjigje në këtë pyetje. –u shpreh Imer Imeri, Aleanca e Shqiptarëve – Strugë