Struga, destinacion i vizitorëve të shumtë, për dikë shtrenjtë, për dikë lirë


Struga, qyteti rreth bregut të Liqenit të Ohrit, përveç nga qytetarët e vendit gjithnjë e më shumë po vizitohet edhe nga vizitorë të huaj. Struga ka plazhe të bukura, dhe kjo është një nga arsyet për tërheqjen e vizitorëve.

Takuam disa turistë nga Belgjika. Ato thonë se Struga është një bukuri të rrallë.

“Unë jam nga Belgjika, kam ardhur këtu për 8 ditë për pushime. Është shumë mirë. Është një qytet i vogël dhe i bukur, ka shumë biznese dhe është mirë të shëtitësh”, tha një turist nga Belgjika.

“Shumë mirë, uji është i mirë javën e parë ishte më mirë por tani është mirë, ushqimi është shumë i mirë”, u shpreh një turiste nga Belgjika.

Në Strugë mund të pushohet edhe për pak para, por akomodimi në objektet hotelierike për qytetarët e thjeshtë është i papërballueshëm.

Nikolla Matovski kapiteni i një anije thotë se çmimet e Strugës janë të ngjashme me ato të Greqisë dhe Shqipërisë. Ai shprehet edhe kundër asaj që punimet ndërtimore të qytetit zhvillohen pikërisht në sezonin e verës.

“Në Strugë përndryshe kur vjen sezoni e verës, kur vjen fluksi më i madh i turistëve, kur pritet të ketë më shumë turistë, atëherë zhvillohen edhe punimet ndërtimore.

Kjo mendoj që është, por mund të jetën edhe çmimet mendoj se me çmimin e njehtë mund të shkojnë në Shqipëri ose Greqi”, theksoi Nikolla Matovski.

TV21 xhiroi edhe Lumin Drini i Zi, në të cilin vërehet një papastërti, ndërsa për rreth lumit ulëset ishin të dëmtuara.

Kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko, thotë se për pastrimin e Drinit të Zi ka kërkuar ndihmë financiare nga Qeveria.

“Edhe kritikat e mija kanë qenë si kryetar Komune jo më shumë se para një jave u prenë ato barishte. Këtë duhet ta bëjmë me çdo kusht, prandaj kamë kërkuar nga Qeveria është një vlerë prej 600 mijë euro e cila do të kalojë në tre faza dhe duhet të pastrohet deri në nivelin e duhur”, deklaroi kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Ndryshe gjatë sezonit turistik në Strugë dhoma luksoze, me banjë, terasë dhe televizor në sektorin privat, pothuajse gjithmonë kushton 15 euro, ndërkaq e njëjta por e një kategorie më të ulët mund të gjendet edhe për 10 euro. Në pikun e sezonit këto çmime mund të jenë pak më të larta, por nuk shkojnë më tepër se 20 përkatësisht 15 euro.

Baby Boo