Stresi në Big Brother VIP Kosova: “Gjon Karrica që e shihni ju këtu, më ka marrë mua autografe jashtë”


Reperi i njohru Stresi dhe këngëtari Gjon Karrica kanë zhvilluar një debat të madh mes vete së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Gjithçka erdhi nga një gënjeshtër që çifti Urim dhe Alisa iu bënë banorëve, duke iu thënë fillimisht se po bëheshin prindër.

Kjo ka ngjallur një debat të ashpër mes banorëve, kryesisht nga Gjoni i cili ka qenë thellësisht nga një shaka e tillë, të cilën ai e ka quajtur “pa kripë”. E teksa debati vazhdoi me reperin Stresi, ky i fundit nuk nguroi të shprehte mllefin e tij mbi artistin Karrica, i njohur ndryshe me nofkën Lugati.

Madje në një moment, reperi interpretuesi i hitit “Lambo” tha se Gjoni që të tjerët shohin në shtëpi, dikur i kishte kërkuar autografe nga jashtë atij. “Gjon Karrica që e shihni ju këtu, më ka marrë mua autografe jashtë”, dëgjohet duke thënë reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj.

Baby Boo