Stresi kërc*ënon drejtorin e Policisë pas dhu*nës në pr*otestues: Ik vet më mirë se do të vijmë deri në Vlorë


Stresi edhe pse është në kërkim nga Policia, vazhdon të bëjë thirrje për pr*otestë.
Vr*asja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga polici në Tiranë, ka ngjallur reagime të shumta.
Madje, tash e tre ditë janë duke vazhduar pr*otestat rrugëve të Tiranës, të cilat në disa raste kanë eskaluar.
Pjesë e kësaj pr*oteste tash e sa ditë janë bërë edhe disa fytyra publike, përfshirë edhe reperin Stresi.

Ky i fundit është shpallur në kërkim të Policisë, por pavarësisht kësaj nuk i ka ndaluar thirrjet për pro*testë.
Me anë të një videoje të fundit të postuar në Instagram, Stresi ka kërc*ënuar Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
“Cohu shqiptare se per kete cudia me e madhe 3 dit zgjat … I bej thirrje kupoles mafioze Ardi veliu ik me mire vet ??? Se do te vim deri ne vlore o ndyrsire , Reformo policin !!!”, shkruan ai.

Baby Boo