Stresi: Kam qenë gjithmonë legjendë por nuk doni ta pranoni


Krahas suksesit në muzikë, Stresi merr gjithmonë vëmendjen me deklaratat e tij. Reperi i famshëm ka surprizuar me një postim që ka bërë së fundmi në rrjete sociale, teksa ka publikuar një fotografi.

Krahas saj, reperi është shprehur me superlativa ndaj vetes së tij. “Gjithë kam qenë legjendë, por nuk iu bie mirë që ta pranojnë”, ka shkruar ai mirëpo nuk ka zbuluar se kujt i drejtohet me këto fjalë.

Kujtojmë që projekti më i fundit i reperit të mirënjohur mban titullin “Jo Jo Jo” në bashkëpunim me Pakufijt.

Baby Boo