STRATEGJIA E RE PËR SHËNDETIN MENDOR, DEPRESIONI, SËMUNDJE MENDORE “NUMËR 1” NË MAQEDONI


Kjo është aparatura me të cilën trajtohen rastet më të rënda të depresionit te pacientët. Bëhet fjalë për version të ri të elektroshokëve, njëra prej metodave kryesore për mjekimin e sëmundjeve mendore në të kaluarën. Mjekët thanë se kjo aparaturë përdoret gjithnjë e më shpesh, për shkak se depresioni është një nga çrregullimet më të shpeshta mendore në vend. Vazhdimisht rritet numri i pacientëve, ndërsa numri personave të kontrolluar nëpër klinikaarriti në 15 mijë, thonë mjekët, sipas tyre rritje më e madhe vërehet tek fëmijët.

Armiku më i madh i shëndetit mendor të njerëzve konsiderohet mënyra moderne e jetesëssi dhe problemet ekzistenciale. Në kundërshtim me trendin e shërimit në shumicën e vendeve evropiane, trajtimi i sëmundjeve mendore në Maqedoni bazohet në terapi me barna që nuk i ka në sasi të mjaftueshme nëpër barnatoret, tha drejtori i klinikës së psikiatrisë.

Barnat e reja nuk janë të qasshme për pacientët. Kemi vetëm një ilaç i cili i përket gjeneratës së re të barnave, por ky ilaç është vetëm për disa pacientë. Ai është për një numër të caktuar pacientësh. Kemi iniciativë deri te fondi, që të vendoset edhe një ilaç i tillë, deklaroi drejtori i Klinikës së psikiatrisë, Stojan Bajraktarov.

Sipas strategjisë e cila u prezantua sot, në vendin tonë nevojitet nga një qendër për shëndet mendor në zonat me 80 deri 100 mijë banorë. Momentalisht ka vetëm 6 qendra të tilla, por ato kanë kapacitet për vetëm 20% nga popullsia.

Dëshirojmë që këto shërbime të jenë më të qasshme për pacientët, në vendbanimet e tyre, në afërsi të shtëpive të tyre. Mendojmë se me këtë do të përmirësohet qasja dhe cilësia e shërbimeve shëndetësore. Duam t’i reduktojmë qëndrimet në spital, duam që pacientët ta marrin terapinë e nevojshme afër shtëpive të tyre. Këto janë tendencat evropiane të cilat patjetër duhet t’i ndjekim, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Kur bëhet fjalë për shëndetin mendor të njerëzve, në mbarë botën parashikimet nuk janë aq optimiste. Sipas të dhënave të Organizatës botërore të shëndetësisë, deri në vitin 2020, pritet që çdo i dyti person të vuajë nga çrregullimet mendore, ndërsa depresioni të jetë problemi i dytë më i madh në botë, pas sëmundjeve kardiovaskulare. Për të mos qenë pjesë e kësaj tendence, mjekët rekomandojnë më shumë aktivitet fizik, konsumim të ushqimit të shëndetshëm dhe më shumë jetë shoqërore.

Baby Boo