Straçincë: Banorët bllokojnë gurëthyesin, dëmton shtëpitë dhe ambientin


Që prej orëve të para të mëngjesit, banorët e fshatit Straçincë të Gazi Babës bllokuan punimet për hapjen e një gurore në vendin e quajtur Balik. Banorët janë të revoltuar pasi thonë se nga thyerja e gurëve u dëmtohen shtëpitë dhe të mbjellat bujqësore. Edhe nga filmimet shihet se çdo sipërfaqe e gjelbëruar ka marrë ngjyrë të bardhë, nga pluhuri i thyerjes së gurëve.

Kjo është krejt helm, shiko, shiko, krejt dëmet do ti kemi në fshat, patjetër duhet të ndalohet kjo.

Pasojat janë krejt çka janë më të këqijat, ne merremi me dredhëzat, pluhuri prej këtu në fshat, mbi shtëpi pluhur – thonë banorët. 

Banorët thonë se askush nuk është njoftuar për nisjen e punimeve, ndërsa druajnë se pluhuri mund të dëmtojë edhe shëndetin e tyre.

Po i helmojmë me duart e tona duke ardhur këtu e duke ndërtuar fabrikë dikush, pasurohen 3-4 vetë ndërsa I helmojnë 500 e 1000 familje…Mbi fshatin tonë janë disa gurë të mëdhenj, vetëm pak e dridhme ato do ta dëmtojnë fshat dhe do të ketë edhe viktima.

Askush nuk na ka pyet për këtë punë, kemi kuptuar vetëm kur kemi pa makinat që janë afruar këtu edhe kemi dëgjuar zhurmën në fshat. Fshati jonë merret me bujqësi, me produkte që janë shumë të ndjeshme ndaj pluhurit, rrezikohet fusha jonë po rrezikohen edhe ata që konsumojnë këto prodhime – ankohen banorët. 

Kreu i Bashkësisë Lokale Adnan Ajrullahu dyshon për falsifikime të dokumentacionit të firmës që dëshiron ta hap guroren mbi Straçincë. Madje në lejen për punë qëndron fshati Osiçan i komunës Sopishtë, ndërkohë që gurorja hapet mbi fshatin Straçincë të Komunës Gazi Babë.

Dokumentacioni i parë që ka mbërri prej komunës ka qenë negativisht për arsye se këtu qëndron shumë afër ujësjellësi i fshatit Straçincë dhe është e cekur se refuzohet për hir se ujësjellësi është në afërsi. Kërkesën e dytë komuna e ndryshoi, pëlqimin e japin pozitivisht mirëpo me adresë të gabuar. Ato pëlqimin e kanë dhënë për komunë tjetër, fshati Osiçan është në komunën e Sopishtes dhe vendi i quajtur Lavinçevi gjendet atje diku – deklaroi  Adnan Ajrullahu, kryetar i fshatit.

Alsat tentoi të merr informacione se kush është pronar i kompanisë që dëshiron të hap këtë gurore, por deri në këto momente nuk kemi arritur të sigurojmë të dhëna të sakta. Edhe nga komuna e Gazi Babës thanë se do të pronocohen ditëve në vijim lidhur me këtë problematikë.

Melihate Rustemi

Baby Boo