“Stop për vjedhjen” sot do të protestojë para Ministrisë së drejtësisë


Shoqata joformale e qytetarëve “Stop për vjedhjen” paraljmroi sot, në mesditë, një protestë kundër, siç thonë ata, të gjithë atyre që grabisin njerëzit dhe të gjithë ata që mbështesin të njëjtën grabitje. Këtu ata përmendin ekzekutorët, noterët, krijuesit e normave të larta të interesit bankar, gjyqtarët e korruptuar, këshillin gjyqësor jofunksional.

Protesta është paramenduar të mbahet me vetura, për shkak të sigurisë, por organizatorët thonë se mund të merret pjesë edhe në këmbë, duke respektuar distancën.
Marshi do të fillojë nga Ministria e drejtësisë, do të vazhdojë drejtë Kuvendit, pishinës Olimpike e deri të kompleksi i gjykatave.

Kjo shoqatë ka protestuar në disa raste vitin e kaluar, duke u ankuar për vendimet e zbatimit nga agjentët e përmbarimit. Ata ishin të revoltuar nga puna e përmbaruesve dhe përsëri kërkuan që kërkesat e tyre të përmbushen, të tilla si ndalimi i bllokimit të llogarive, kufizimi i kohëzgjatjes së mbledhjes së borxheve dhe rregullimi i vjetërsimit të borxheve.

Baby Boo