Stojanovska: Përderisa shëndetësia e Maqedonisë është pranë kolapsit, Filipçe po shëtitet nëpër Evropë


Në një konferencë për shtyp, Dafina Stojanovska nga VMRO_DPMNE-ja tha se shëndetësia është pranë kolapsit, ndërsa kaosi që zotëron në të gjitha institucionet shëndetësore.

“Më tragjike është që qytetarët me jetën e tyre dhe me jetët e më të afërmve e paguajnë çmimin e LSDM-së që është e paaftë”.

Ajo tha se për më pak se një jave katër fëmijë janë në komë për shkak të diabetit që më parë është diagnostikuar.

“Si rezultat i diagnozës jo në kohë katër persona janë vendosur në rrezik, kurse rreziku për pasoja të përhershme ekziston ende. Ministria e Shëndetësisë dhe LSDM-ja për rastin i akuzuan prindërit e fëmijëve. Për një muaj tre gra që lindën humbën jetën e tyre, ndërsa në një rast ekziston dyshimi serioz se institucionet kompetente janë përpjekur ta fshehin nga publikut. Në rastin e vdekjes së gruas në lindje në Gjevgjeli i pamë familjarët se si akuzojnë për gabim mjekësor, por nga shëndetësia përsëri heshtje. Përgjigje dhe përgjegjësi nuk ka, kurse vazhdon statistika e zezë për gratë që lindin. Qendra Klinike në Shkup, dita ditës më shumë ngjan me deponinë Drislla, se sa spitali ku shërohen persona të sëmurë. Për shkak të kësaj pakujdesie dhe paaftësie ekzisto rrezik serioz nga shpërndarja e sëmundjeve ngjitëse për pacientët. Përgjegjësi nuk ka. Mungon që t’i akuzojnë edhe pacientët se janë fajtorë që nuk organizohet ta pastrojnë oborrin. Të gjithë janë fajtorë, vetëm LSDM-ja dhe paaftësia e Zaevit nuk janë fajtorë”, thotë Dafina Stojanovska nga partia opozitare VMRO-DPMNE.

Ajo shtoi se përderisa shëndetësia e Maqedonisë është pranë kolapsit, ministri Venko Filipçe ka shëtitur me paratë e qytetarëve nëpër seminare në Evropë.

“Filipçes nuk i intereson shëndeti i qytetarëve, atij i intereson për procedura të dyshuara tenderike dhe pasurim në kurriz të qytetarëve. Derisa njerëz të pafajshëm humbin jetët e tyre në shëndetësinë e Maqedonisë, firma fantome fitojnë tenderë milionëshe që janë formuar katër muaj para se të fitojë tender milionësh. Në të kaluarën secili Spital vet furnizohej me reagentë dhe kishte dhjetëra kompani nga ku furnizoheshin me reagentë, por që nga muaji i kaluar kur Venko Filipçe ju ndaloi Spitaleve që vetë të furnizohen me reagentë për laboratorët e tyre, ndodhi skandali i milionave për shkak se tash paratë do t’i fitojë vetëm kompania “AHB LAB import-eksport” e cila e përsëris është formuar para 4 muajve”, tha Stojanovska në konferencën për shtyp.

Baby Boo