Stoillkovski: Për Zaevin, marrëveshja është e plotfuqishme


Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, sërish sot ka akuzuar liderin e LSDM-së dhe kryeministrin, Zoran Zaev, për pranimin e marrëveshjes kapitulluese me Greqinë, me të cilën pala greke sa herë që të dëshirojë mundet të bllokojë integrimin europian të vendit në çdo hap të radhës, nëse populli maqedonas nuk e pranon se është popull pa rrënjë, pa shtet dhe pa histori.
“Për Zoran Zaevin, Marrëveshja e Nivicës është e plotfuqishme. Ai me siguri që tani e tutje nuk guxon ta përmendë termin “Republika e Maqedonisë”, kurse në vend të Selanikut thotë Thesaloniki, edhe atë në mes të Republikës së Maqedonisë, në tubim partiak para qytetarëve maqedonas. Këto nuk i ngjajnë tubimeve, por janë  përpjekje e vazhdueshme për shpërlarjen e trurit dhe shlyerjen e gjithë asaj që përkujton në Maqedoninë dhe historinë e saj”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.
Baby Boo