Statistika: Në nivel botëror Korona godet më shumë meshkujt, në Maqedoni femrat!


Sipas Institutit për shëndetësi publike në Maqedoni, numër më të madh të qytetarëve të infektuar me Covid19 për kokë banori ka në Kumanovë, e dyta është Dibra, e pastaj vijnë Prilepi, Struga, Velesi, Shtipi, Koçani dhe Shkupi.
Ndërkaq në 9 qytete dhe qyteza në Maqedoni ende nuk është shënuar asnjë i infektuar, edhe atë në: Negotinë, Kratovë, Probishtip, Dojran, Sveti Nikollë, Berovë, Vinicë, Dellçevë dhe Pehçevë.

Lidhur me përkatësinë gjinore, deri dje janë të infektuar 465 meshkuj dhe 509 femra. Vdekshmëria te meshkujt në Maqedoni është 44,9/100.000, kurse te femrat 49,3/100.000.
Kjo është karakteristikë për Maqedoninë, sepse në nivel botëror meshkujt janë më të goditur nga Covid19, kurse në Maqedoni femrat edhe sa i përket numrit të pacientëve të infektuar edhe numrit të viktimave.

Mosha e të infektuarve në Maqedoni shkon nga 0 deri në 91 vjet, (mesatarja – 46 vite). Numri më i madh i të infektuarve është në moshë 50-59 vjeçare – 212 (21,8%). Te personat e moshës mbi 60 vjeçare janë regjistruar 207 raste. Përqindje më e vogël e pacientëve të infektuar me Covid 19 shënohet te grupmoshat e fëmijëve 0-9 dhe 10-19 vjeç.

Deri tani janë regjistruar 45 viktima nga Covid 19. prej tyre numri më i madh është mbi 60 vjeç. Te 73 për qind e tyre janë regjistruar edhe sëmundje tjera (komorbiditete).

Baby Boo