Standard Chartered: Bitcoin arrin 100 mijë dollarë brenda vitit, 200 mijë dollarë në 2025

Analisti Geoff Kendric thotë se kriptomonedha mund të arrijë çmimin 100 mijë dollarë përpara fundit të vitit dhe në 2025 të prekën nivelin e 200 mijë dollarëve.

Standard Chartered: Bitcoin arrin 100 mijë dollarë brenda vitit, 200 mijë dollarë në 2025
Bitcoin (BTC), kriptomonedha më e madhe dhe popullore e botës, javët e fundit ka tentuar të kalojë kufiri e 100 mijë dollarëve që shihet edhe si një barrierë psikologjike për mbështetësit e saj.

Tani analistët e Standard Chartered thonë se kriptomonedha do të kalojë në figura 6-shifrore në javët e ardhshme. Parashikimet e Standard Chartered janë më pak optimiste se ato të CEO-s së MicroStrategy Michael Saylor i cili beson se kriptomonedha do të rritet me 140x në dy dekadat e ardhshme.

Analisti Geoff Kendric thotë se kriptomonedha mund të arrijë çmimin 100 mijë dollarë përpara fundit të vitit dhe në 2025 të prekën nivelin e 200 mijë dollarëve.

Megjithatë analisti i Standard Chartered thotë se Bitcoin mund të bjerë nën 88,700 dollarë në atë që shihet si një korrigjim i rritjes eksplozive që filloi me fitoren e zgjedhjeve presidenciale nga Donald Trump.

Zgjedhja e tij shihet si një sinjal mjaft pozitiv për kriptomonedhën dhe preponentët e saj presin një ambient rregullator më miqësor ndaj saj në 4 vitet e ardhshme.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. /PCWorld Albanian