Stamenkovska Stojkovski: Qeveria duhet të marrë menjëherë masa për t’i mbrojtur punonjësit në sektorin publik


Qeveria duhet të marrë menjëherë masa për t’i mbrojtur punonjësit në sektorin publik, apelon sot zëvendësministrja plotësuese e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Nevenka Stamenkovska Stojkovski.

Sipas saj, drejtuesit e LSDM-së jo vetëm që nuk i marrin masat e duhura për t’i mbrojtur punonjësit në sektorin publik, por gjithashtu përpiqen t’i mbulojnë ata që kanë pasur simptoma të koronavirusit, ndërsa ka situata kur punonjësit me simptoma nuk lejohen të largohen nga vendi i punës.

“Qeveria duhet të sigurojë masa për mbrojtjen e punonjësve në sektorin publik. Punonjësit që janë caktuar dhe udhëtojnë jashtë vendbanimit të tyre duhet të kthehen menjëherë në institucionin e tyre amë ose të lirohen nga udhëtimi për ta mbrojtur jetën e tyre dhe jetën e familjeve të tyre. Të lirohen të gjithë punonjësit që nuk kanë transport të sigurt dhe të rregullt drejt dhe nga puna, të punojnë nga shtëpia onlajn, përveç atyre nga institucionet ku ekziston nevoja reale për prezencë fizike të punonjësve, por të zbatohet parimi i rotacionit të punonjësve, por jo më shumë se dy persona të pranishëm në të njëjtën dhomë dhe të përcaktojnë se kushtet janë në përputhje me rekomandimet për mbrojtje, të merren masat për organizimin e duhur të njësive/hapësirave të punës në institucione për të pasur hapësirë ​​të përshtatshme, gjegjësisht distancë midis punonjësve dhe të sëmurëve kronikë, grave shtatzëna, njerëzit që janë prindër beqarë duhet menjëherë të largohen nga puna, ndërsa funksionarët e LSDM-së për të cilët mora njoftim që nuk i respektojnë masat dhe rekomandimet, menjëherë të sanksionohen dhe thirren në përgjegjësi”, tha Stamenkovska Stojkovski në një video deklaratë.

Ajo kujtoi se të hënën, më 1 qershor 2020, e paralajmëroi Ministrin Damjan Mançevski që, siç tha ajo, nuk ka protokolle, që kushtet nuk janë në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe që shëndeti i punonjësve është vënë në dyshim.

“Për fat të keq, këtë mëngjes u konfirmua, zbulova se në ndërtesën pas meje ku punoj, një numër i madh i punonjësve nga institucione të ndryshme kishin simptoma të KOVID-19. Jam e sigurt se askush nuk ka marrë asnjë masë për t’i mbrojtur punonjësit e kësaj ndërtese dhe punonjësit e sektorit publik në përgjithësi. Unë apeloj për zbatimin e vazhdueshëm të Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë sepse jam seriozisht e shqetësuar dhe e revoltuar që edhe pas tre muajve të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, në asnjë institucion nuk janë krijuar protokolle pune për ta mbrojtur jetën dhe shëndetin e punonjësve në sektorin publik, ndërsa me këtë edhe të gjithë qytetarëve që i përdorin shërbimet e institucioneve”, theksoi zëvendësministrja plotësuese.

Baby Boo