Stamenkovska kërkon dorëheqje nga Mançevski dhe Filipçe


Zëvendësministrja plotësuese e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Nevenka Stamenkovska-Stojkovski përmes profilit të saj në Fejsbuk sot kërkoi dorëheqje nga ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Samenkovska në statusin e saj në Fejsbuk, duke reaguar ndaj një deklarate të ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, thekson se një rast pozitiv i KOVID 19 është konfirmuar edhe në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe në disa institucione të tjera shtetërore.

“Skandaloze dhe politike është publikimi i Damjan Mançevskit, përparësia e të cilit është partia dhe qëllimet e ngushta partiake të LSDM-së, ndërsa jo punonjësit në sektorin publik. Edhe pas këtij reagimi, mund të konstatoj vetëm se Damjan Mançevski i verbër kujdeset vetëm për agjendën e partisë, sepse kudo që të kthehet, ai do t’i shohë institucionet që përfshihen në klastere të reja çdo ditë ndërsa qendrat rajonale të FSPI-së dhe FSHS-së tashmë kanë vendosur një çelës në derë. A e di Mançevski që në institucionin në të cilin ai është ministër, për fat të keq, ne tashmë kemi një rast pozitiv të Kovid-19?”, shkruan Stamenkovska.

Thekson se janë konfirmuar raste pozitive në Qytetin e Shkupit, Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Sekretariatin për Çështje Evropiane, Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, Komunën e Gazi Babës, Inspektoratin Shtetëror të Punës.

Edhe sa Mançevski duhet të numërojmë për të kuptuar që sektori publik ka mbetur vetëm, ndërsa nuk ka masa të përshtatshme për mbrojtje, janë të vonuara ose të pamjaftueshme, ka shkruar Stamenkovska në Fejsbuk.

Baby Boo