Stafi i berberit të ndjerë Xhevair Jakupi – Xheki pjesë e eventit për muajin e ndërgjegjësimit te meshkujt


Sikurse muaji tetor që njihet si muaji i ndërgjegjësimit për gjininë femërore për vetëdijësimin e kancerit të gjirit, muaji nëntor njihet si muaji i ndërgjegjësimit për meshkujt “”Movember – NO SHAVE NOVEMBER””, shkruan Pa Censurë. Gjatë këtij muaji, djemtë ose thënë më mirë meshkujt, përveçse e mbajnë mjekrën dhe mustaqet për bukuri, në këtë kohë e rrisin edhe për arsye tjera që ka të bëjë me një mesazh të madh ku bëhet fjalë për kancerin te meshkujt.

Në këtë muaj bëhet kontrollimi dhe gjitha analizat e mundshme për kancerin i cili mund të ndodh vetëm tek meshkujt, por edhe pse është si muaj i ndërgjegjësimit, nuk duhet të mbarojë me aq. Kjo do të thotë që meshkujt duhet të bëjnë kontrolle edhe më shpesh.

Në Qytetin e Shkupit, ditën e diel do të mbahet një event, ku do të marrin pjesë seksioni i frizerëve të shkupit dhe për herë të parë do të marrin pjesë edhe nxënësit e shkollës “Dimitar Vllahov”. Nxënësit e kësaj shkolle të vitit të parë, vitit të dytë dhe vitit të tretë të cilët veçse e ushtrojnë këtë profesion, do të performojnë me formësim të mjekrës dhe mustaqeve, shkruan Pa Censurë.

Në këtë event do të marrin pjesë edhe frizer të shumtë nga gjithë vendi dhe rajoni, dhe njëkohësisht do të ketë edhe shumë musafir. Në këtë event do të marrë pjesë edhe stafi i sallonit të berberit tashmë i ndjerë, Xhevair Jakupi – Xheki.

Përveq muajit të ndërgjegjësimit “Movember – NO SHAVE NOVEMBER”, ky event do të mbahet edhe për nder të berberit të njohur Xhevahir Jakupi – Xheki, i cili ndërroi jetë më 12 Tetor të këtij viti. Gjatë këtij eventi stafi i sallonit të berberit Xheki, do të bëjnë edhe lamtumirën e fundit për berberin i cili ndërroi jetë gjatë mujait të kaluar. Përveç kësaj stafi i tij kanë organizuar edhe gjëra të tjera për nder të Xhevahir Jakupit – Xhekit.

Ky event do të mbahet me datën 13 nëntor në hapësirat e qendrës tregtare Skopje City Mall, me fillim në ora 12:00 dhe do të përfundojë në orët e pasditës./Pa Censurë
Video e plotë për detajet e eventit:

Baby Boo