Stafa në Itali, takon homologen e tij italiane


Avokati i Shtetit, Femi Stafa ka zhvilluar një takim me homologen e tij italiane, Gabriella Palmieri Sandulli. Takimi është zhvilluar në Romë. Ky takim siç bëjnë të ditur nga zyra e Avokatit të Shtetit, është në shenjë përpjekjeje për harmonizimin e legjislaturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me atë të Bashkimit Europian në sferën e çështjeve të avokaturës shtetërore.

“Posti i Avokatit të Shtetit në vendet e BE-së, është i një rëndësie të veçantë, ndaj edhe duam t’i marrim përvojat e tyre”, kanë thënë nga zyra e Avokatit të Shtetit në Shkup.
Disa javë më parë, numri një i Avokaturës Shtetërore të Maqedonisë së Veriut qëndroi edhe Francë.

Njëjtë sikurse në Paris, Stafa edhe në Romë ka bërë prezantimin e institucionit që e drejton dhe angazhimin e tij për parandalimin e krimit të organizuar në vend. Po kështu, Avokati i Shtetit ka propozuar edhe organizimin e shumë aktiviteteve me institucionet gjegjëse të Italisë, në mënyrë që të mundësohet zbatimi i praktikave europiane edhe në Maqedoni të Veriut. /SHENJA/

Baby Boo