Stadiumi i Tetovës, Sejdini: “Kemi investuar gati 1 milion euro, pjesa tjetër i mbetet komunës dhe Ecolog”


Kryetari i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut, Muhamet Sejdini në një intervistë për TV21 tha se si institucion kanë bërë maksimumin për ndërtimin e Stadiumit në Tetovë. Ai tha Federata ka investuar gati një milion euro në ndërtimin e fushës dhe të ndriçimit, ndërsa pjesa tjetër i takon komunës dhe kompanisë Ecolog. Sejdini tha se janë të gatshëm për çdo lloj ndihme.

“Nuk kemi mundësi të bëjmë asgjë më tepër se atë që kemi bërë për stadiumin e Tetovës. Ne si Federatë dihet se ndërtuam fushën dhe vendosëm ndriçimin në Stadiumin e Tetovës, kështu që e di se më herët kishte një kontratë në mes të komunës së Tetovës dhe kompanisë Ecolog, fillimisht ishte ajo kontratë përmes Federatës dhe komunës, pastaj komuna me Ecolog. Ku kanë ngecur punët nuk e di. Në çdo moment jemi të gatshëm për çdo lloj bisedimesh apo të merren vesh se çka më tutje me stadiumin e Tetovës, por nuk ka një disponim të tillë”, tha mes tjerash Sejdini.

Baby Boo