Stacioni policorë për siguri në komunikacion dhe rrugë- Tetovë, vazhdon aksionet kontrolluese


Gjatë muajit shkurt të këtij viti, pjesëtarët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë-Stacioni policorë për siguri në komunikacion dhe rrugë-Tetovë, në 7 aksione kontrolluese dhe aktivitete tjera të rregullta kontrolluese në Tetovë dhe rrethinë, kanë zbuluar dhe në mënyrë adekuate ligjore kanë sanksionuar, gjithsej 1752 lloje të ndryshme të shkeljeve, ose rreth 200 shkelje më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në këto aktivitete, për shkak të shkeljeve të konstatuara, nga trafiku janë larguar 54 automjete. Numri më i madhë i automjeteve të larguara edhe atë (49), kanë qenë për shkak të regjistrimit të skaduar deri dhe mbi 30 ditë, ndërsa tek 5 vetura janë konstatuar parregullsi teknike.
Gjatë muajit të kaluar, nga trafiku kanë qenë të larguar, gjithashtu edhe 248 vozitës, prej të cilëve 127 të cilët kanë drejtuar pa patentë shoferi, 45 kanë drejtuar nën ndikim të alkoolit, 68-vozitës fillestarë, 6 vozitës me kategori të papërshtatshme sipas llojit të automjetit dhe 1 me masë mbrojtëse ndalesë.

Shkeljet e zbuluara në trafik, gjatë muajit shkurt, janë rrumbullaksuar me 335 fletëpagesa për kundërvajtje, 450 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje dhe 967 vërjetje me shkrim.
Krahas kësaj, në këtë periudhë përkohësishtë janë konfiskuar 122 patenta shoferi, 53 leje qarkullimi të automjeteve, kurse për edukim trafiku, kanë qenë të thirur 14 pjemarës në trafik, për të cilat janë organizuar 3 ligjerata.
Gjatë muajit shkurt në Tetovë, për shkak të keqparkimeve, kanë qenë të sanksionuar dhe ngritur me anë të shërbimit komunal të marimangës 354 vetura gabim të parkuara apo në mënyrë jo të rregullt.

Baby Boo