Stacioni i autobusëve të Shkupit përplot të rinj: Po ikim, s’ka bukë këtu, hajna!


Ditëve të fundit stacioni i autobusëve në Shkup është pëplotë me udhëtarë që kanë si destinacion vendet europerëndimore.
Janë kryesisht të rinj që po braktisin vendin, që siç thonë këtë po e bëjnë për shkak të papunësisë, problemeve me mbijetesë dhe varfërimin që po bëhet edhe më i ash*për.

“Këtu u bo problem me mbijetu, sepse çdo ditë po rriten çmimet e gjërave elementare për jetë. Nuk mund ta përballojmë këtë situatë, kur s’ke rroga të hajrit. Ndihmat sociale janë përtokë dhe çka të duhen kur të mbajnë peng. Ska bukë këtu, hajnat po dominojnë”, thotë për INA, Mensuri, një i ri nga rajoni i Sarajit të Shkupit.

“Po ikim nga zullumi dhe keqmenaxhimi i shtetit, po ikim sepse nuk po na ofrohet asnjë perspektivë në vendlindje, po ikim sepse nuk jemi anëtarë partish në pushtet, po ikim sepse jemi të injoruar, po ikim nga zori e jo sepse duam të ikim. Turp për krejt ju që përbëni qeverinë, turp. Stacioni i autobusëve përplot me të rinj që ikin, shumë e dhimbshme kjo!”, ka theksuar Armendi, një i ri shkupjan.
Ditëve të fundit pas festës së Bajramit janë shtuar destinacionet e kompanive të udhëtimit drejt Gjermanisë, Austrisë, Sllovenisë, Zvicrës, Italisë, Belgjikës dhe vendeve tjera perëndimore.

Baby Boo