Sqarohet Talat Xhaferi: Me Grubin jemi në një vijë për kryeministrin shqiptar


Kandidati për deputet në zonën 5 nga radhët e BDI-së, Talat Xhaferi ka sqaruar keqkputimet në opinion në lidhje me kryeministrin shqiptar. Xhaferi thotë se me Artan Grbunin është në një vijë për kryeminstrin shqiptar.

“Unë dhe bashkëpartiaku im Artan Grubi flasim për dy procedura te ndryshme të një qëllimi të përbashkët por, si duket kjo është keqkuptuar. Artani flet për mënyrën në të cilën BDI do e zhvillojë përcaktimin, respektivisht seleksionimin e kandidatit i cili, ose e cila, do e ketë përkrahjen gjithëpërfshirëse në vendin tonë, dhe ky është një vendim tani më i zbatuar, ndërsa unë flas për procedurën formale të zgjedhjes së kryeministrit në procedurë parlamentare, pas zgjedhjeve të 15 korrikut. Prandaj dhe e bëj ftesën për përkrahje të të gjitha partive politike shqiptare në institucionin ligjvënës pas shpalljes se rezultateve.

Ashtu që, nuk bëhet fjalë as për kundërshtime e as për keqkuptime, por siç thashë edhe më lartë, për dy procedura te ndryshme të një qëllimi të përbashkët, në kohëra dhe rrethana të ndryshme” ka shkruar kandidati për deputet, Talat Xhaferi.

Baby Boo