Spotify mbyll zyrën në Rusi


Spotify ka mbyllur zyrën në Rusi në përgjigje të konfliktit të fundit mes Ukrainës dhe Rusisë.
Paltforma muzikore veçse kishte hapur një zyrë reprezantuese në Moskë muajin e kaluar, pasi një ligj në Rusi për kompanitë e huaja të teknologjisë që kanë audiencë me mbi 500 mijë përdorues u lejohet të kenë një zyrë të vetën në vend në vitin 2022.

Spotify, TikTok dhe Apple kishin hapur zyrat e tyre në Rusi. Përdoruesit e Spotify në Rusi sërish kanë qasje në këtë platformë. Edhe Google dhe Apple kanë fshirë aplikacionet ruse të RT dhe Sputnik News nga vendi ku ato mund të shkarkohen si të tilla.

Baby Boo