Spoti i VMRO-DPMNE-së, reagojnë Ruskoska dhe Kacarska


Drejtuesja e Prokurorisë Themelore Publike për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, Vilma Ruskovska, dhe gjykatësja Dobrila Kacarska kanë reaguar kundër siç thonë keqpërdorimit të emrave të tyre në videot politike të VMRO-DPMNE-së. Ruskovska paralajmëroi padi për shpifje përmes një përfaqësuesi të autorizuar, për Koalicionin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, i cili i referohet videove zgjedhore “Histori Kriminale”.

Spoti i VMRO-DPMNE-së “Histori kriminale”:

“Pasi që Zorani i tha Kësulëkuqes- shumë po pyet ti, më bëre shumë telashe, kam një parandjenjë që Vilma do të të thërrasë për të zgjedhur për çfarë të të akuzojë.”

Në një prononcim për Deutsche Welle, Ruskovska tha se si prokurore me 23 vjet përvojë, ajo gjithmonë ishte udhëhequr nga ligjet dhe dëshmitë e siguruara për rastet.

Unë nuk pranoj të më lidhin me cilëndo parti politike dhe të abuzohem në video politike …”-tha Vilma Ruskovska, Prokurore.

Gjykatësja Kacarska gjithashtu reagoi, duke thënë se përveç emrit të saj, partia VMRO-DPMNE po abuzon edhe me paratë e taksapaguesve, pasi partitë marrin para nga shteti për të reklamuar programet dhe kandidaturat e tyre, dhe ajo nuk është aspak kandidat për deputet.

Unë veçanërisht do të doja të theksoja këtu se puna ime vlerësohet pozitivisht nga Departamenti i Shtetit, BE dhe OSBE … Me një fushatë të tillë, Mickoski tregon se nuk është kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, kështu që mbase ai, si kandidat për kryeministër, dërgon një mesazh të qartë se do të mbrojë krimin dhe korrupsionin”-tha Dobrila Kacarska, gjykatëse .

Në videon e fushatës “Zgjidhni Rindërtimin”, publikuar në profilin e Hristijan Mickoskit, Kacarska dhe Ruskovska shfaqen së bashku. VMRO reagoi se ata nuk presin që Ruskovska dhe Kacarska të pëlqejnë videot e tyre dhe theksojnë se ato e reflektojnë realitetin në vend.

Baby Boo