‘S’po munden me ardhë në Kosovë nga ky psikopat’ Ky është i riu që dyshohet se po ngacmon vajzat në diasporë (FOTO)


Sot u raportua për arrestimin e një 29-vjeçari në Junik, i cili dyshohet se ka ngacmuar një numër të madh të vajzave kosovare, të cilat jetojnë jashtë vendit, përmes rrjeteve sociale, duke iu shkaktuar frikë e shqetësim.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që u prangos nga Policia është Ledri Maka, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, si i dyshuar për veprën penale “ngacmimi”.
Rasti në Polici është denoncuar rastin përmes postës elektronike nga tri vajza, të cilat kanë raportuar se Maka po i ngacmon dhe ofendon në rrjete sociale.
Për këtë rast kanë shkruar në Facebook edhe disa kosovare që jetojnë jashtë Kosovës. Njëra prej tyre pretendon se për shkak të të dyshuarit Ledri Maka, disa vajza nuk po guxojnë të vijnë në Kosovë, teksa ka kërkuar që i njëjti të ndalohet.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që kryen veprën penale “ngacmimi” dënohet me gjobë ose burgim deri në 3 vjet.

Baby Boo