“Spiunia” ruse në Gramsh është bloggerja e njohur Lana Sator, ndodhet në Shqipëri bashkë me dy miqtë e saj


Svetlena Timofoeva, 33-vjeçarja ruse u arrestuar bashkë me dy shtetas të tjerë nga të cilët njëri rus dhe tjetri ukrainas pas incidentit të një dite më parë në uzinën e armëve në Gramsh, shkruan Euronews.

33-vjeçarja u arrestua jashtë rrethimi të uzinës bashkë me ukrainasin 25-vjeçar në makinën me të cilën të tre shtetasit udhëtonin.

Në rrjetet sociale 33-vjeçarja njihet me emrin Lana Sator, blogere dhe fotografe e zonave ushtarake të braktisura. Foto të objekteve apo armëve të vjetra ushtarake shihen kudo në profilin e saj në Instagram.

Baby Boo