Spitali i Gostivarit kryen me sukses operacionin e parë për gjëndrën tiroide


Spitali i Gostivarit njofton se gjatë ditës së sotme ka kryer me sukses operacionin e parë të gjendrës tiroide.

“Pas rikonstrimit total të hapsirave të Repartit Kirurgjik pranë spitalit të përgjithshëm Gostivar, kemi nderin dhe kënaqësinë ti njoftojmë qytetarët e Gostivarit me rrethinë se sot për herë të parë pas shumë viteve është kryer me sukses operacioni i gjendrës tiroide (op.Near total thyroidectomy) te një paciente me gjender tiroide të zmadhuar (dg.Struma nodosa euthyreotica per magna) të shoqëruar me stenoze (ngushtim) dhe dislokacion të trakesë.

Pas intervenimit pacientja është shtruar në repartin e Kirurgjisë dhe është në gjendje stabile”, njoftojnë nga Spitrali i Gostivarit.
Intervenimi është organizuar dhe kryer nga Dr.Besnik Mustafai, Drejtori i spitalit Dr. Jakup Jakupi dhe Dr.Adnan Vraynko.

“Shefi i Repartit Kirurgjik Dr.Fatmir Kaprolli falemenderoi drejtorin e spitalit dhe të gjithë personelin mjeksorë që kanë marrë pjesë në intervenimin kirurgjikal, dhe ndjehet krenarë që ky intervenim kaloi me sukses dhe tash më ky shërbim do vazhdon të kryhet edhe në të ardhmen sipas nevojave dhe kërkesave të pacientëve”, thuhet në fund të njoftimit.

Baby Boo