Spitali “ 8 Shtatori”, Kostov: Kemi kapacitet të përballemi me “Covid 19”


Në spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori” në Shkup, vetëm mbrëmë janë pranuar 13 raste të reja. Për shërim në këtë spital aktualisht janë të shtruar 40 pacientë me “Covid 19”. Në repartin intenziv, në respirator ka 7 pacientë deklaron për TVM drejtori i Spitalit Kristian Kostov.

“Në repartin inteksiv ku janë shtruar të sëmurët rëndë, për momentin ka 7 pacientë në respirator dhe dy në sitap maska pra njësoj në repiratorë por do të thotë që këta dy pacientë nuk janë në intubim, pra janë me maskë sipërfaqësore për frymëmarrje. Kemi edhe 10 pacientë në mbështetje oksigjeni” – tha Drejtori i Spitalit “8 Shtatori”, Kristian Kostov.

Në këtë spital është rritur edhe numri i personelit të infektuar por drejtori i tij thotë se kanë kapacitete për t’u përballur me virusin

“Në spital kemi numër të mjaftueshëm respiratorësh dhe hapërirash . Kemi rreth 20 respiratorë kështu që mund të pranojmë edhe numër më të madh pacientësh apo të gjithë ata që do të paraqiten do të pranohen dhe trajtohen” – u shpreh Kostov.

Në spitalin 8 shtatori kryesish vijnë pacientët në gjëndje të rënduar nga COVID 19 dhe ata menjëherë vendosen në terapi oksigjeni ose eventualisht në respirator.

“Edhe pse spitali ka bashkëpunim të ngushtë me klinikën infejtive, atje eventualisht dërgohen vetëm rastet që mund të transportohen por pacientët m eklinik ëtë rëndë vazhdojnë të trajtohen në spitalin ‘8 Shtatori’” – thotë Kostov.

Baby Boo