SPGPM i dëshiron rikuperim të shpejtë Mihajllovskit, gazetarët të jenë të mbrojtur


Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve të mediumeve (SPGPM) i dëshiron rikuperim të shpejtë gazetarit Goce Mihajllovski, për të cilin dje u kumtua se është infektuar me Kovid-19 dhe njëkohësisht bën thirrje që gazetarët të jenë të mbrojtur.

Me këtë shembull, thonë, edhe njëherë u tregua se pas mjekëve, pjesëtarëve të MPB-së dhe të Armatës, zjarrfikësve, të punësuarve në veprimtaritë shërbyese, gazetarët janë ndër profesionet më të ndjeshme dhe më të ekspozuara në kushte të pandemisë së KOVID-19. Prandaj u bëjkë thirrje pronarëve të mediave, por edhe të gjithë profesionistëve medial të adaptohen në situatën e re dhe t’i ndërmarrin të gjitha rekomandimet dhe masat për mbrojtje të vendit të punës. U bëjnë thirrje të gjitha mediumeve të cilat deri më tani nuk janë adaptuar dhe nuk kanë organizuar punën me situatën e krijuar të re me KOVID-19, ta bëjnë këtë menjëherë, sepse shëndeti i njerëzve dhe jetët e tyre janë në rend të parë, sepse me mosveprim sillet në rrezik edhe funksionimi i mediumeve, e me atë edhe informimi i qytetarëve.

SPGPM përkujton se lufta kundër kësaj pandemie është e pamundur pa raportim dhe informim të drejtë, me kohë dhe profesional të qytetarëve, që do të thotë se mediumet, përkatësisht gazetarët dhe punonjësit medial janë ndër hallkat kryesore në sistem dhe prandaj mundësimi i kushteve për punë të tyre të papengueshme dhe të sigurt është me rëndësi të madhe për shoqërinë.

Përkujtojnë edhe për rekomandimet dhe këshillat kyçe për mbrojtje të profesionistëve medial, kumtuar nga Federata ndërkombëtare e gazetarëve.

Rekomadohet programet në studio të preferojnë intervista video apo me telefon në vend të pranisë personale të mysafirëve, me qëllim që të kufizohet mundësia për kontakt. Për intervistat në ambiente të hapura, ndërkaq, gazetarët duhet të përdorin vazhdues për mikrofonët e tyre në mënyrë që t’u përmbahen rekonadimeve për distancë dhe të mbrohen nga infektimi.

Baby Boo