‘Specijallci’ i plagosur në Vaksincë në 2001-shin, në krye të policisë së Maqedonisë?


Zoran Jovanovski – Çelik është kandidati më serioz për të udhëhequr me policinë e Maqedonisë, kanë transmetuar mediumet në gjuhë maqedonase të afërta me pushtetin, shkruan Fakte. Jovanovski është kuadër i vjetër policir, i cili ka qenë në pozita të ndryshme në MPB gjatë karrierës së tij, ndërsa si pjesëmarrës i njësive speciale ka qënë i plagosur në fshatin Vaksincë të Likovës, në konfliktin e forcave shtetërore me UÇK-në në vitin 2001.

Vendi i të parit të policisë do të zbrazet pas nismës për shkarkimin e drejtorit aktual Llazo Vellkovski, pasi plasi aferi me keqpërdorimin e veturës zyrtare nga ana e një anëtari të familjes së tij për pushime në Greqi.

Baby Boo