Specializantëve nuk u paguhen kontributet, 12 orë kujdestari pa ushqim, nuk u takon as pushimi i lindjes


Specializantëve privat nuk iu paguhen kontributet shëndetësore, madje bëjnë kujdestari pa pagesë.  Kujdestaritë nuk janë paguar edhe për një pjesë të madhe të specializantëve shtetërorë.  Bozhidar Koçoski nga Shoqata e mjekëve dhe specializantëve të rinj thotë se specializantët poashtu nuk kanë të drejtë për pushim të lindjes, e as nuk u ushqim edhe pse bëjnë kujdestari nga 12 orë.

“Çështjet që duhet të zgjidhen janë kujdestaritë dhe kompensimi i natës, kontributet e paguara, transformimi i marrëveshjeve të bashkëfinancimit. Në veçanti, edukimi i mjekëve të rinj, transferimi i njohurive që t’i përshtaten nevojave të popullatës. Të përfshihet një kornizë e plotë që do të projektojë nevojat e popullatës në të ardhmen. Të parashihen kufijtë e moshës, shkuarjen e mjekëve në pension. Dhe të analizojmë vendet ku kemi një mungesë kronike të mjekëve”, tha Bozhidar Koçoski nga Shoqata e mjekëve dhe specializantëve të rinj.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tre ditë më parë shpalosi ndryshimet e reja në ligjin për mbrojtje shëndetësore. Sipas tij ndryshimet e reja ulin sanksionimin ndaj specializantëve shtetërorë në rastet kur ata braktisin specializimet, para afatit të parashikuar për përfundimin e tyre. Deri më sot, braktisja e specializimit sanksionohej me 5 deri në 10 herë më shtrenjtë se sa vetë specializimi.

“Shuma e cila duhet të kthehet në qoftë se dikush vendos të largohet nga institucioni do të jetë dyfish më e madhe e jo 10 fish më e madhe ashtu siç ka qenë deri tash”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Nga shoqata e mjekëve të rinj apelojnë deri të institucionet që kërkesat e tyre t’i marrin parasysh pasi që shumica e tyre bëhen gati  për të ikur nga  Maqedonia. Sipas tyre Gjermania është destinacioni të cilin mjekët nga Maqedonia e Veriut e zgjedhin më shpesh për të punuar, por këtu është edhe Zvicra dhe vende tjera të Evropës. Gjatë 5 viteve të fundit rreth 900 mjekë kanë i kërkuar dokumentet e tyre nga Oda e Mjekëve e Maqedonisë që të mund të angazhohen jashtë.

Baby Boo