SPB-Tetovë: Zbardhet incidenti në Medresenë “Isa Beu”


Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës njofton se ka zbardhur incidentin e djeshëm në Medresenë “Isa Beu”, me çrastë një person ka gjuajtur me armë dhe ka dëmtuar disa dritare të medresesë.

“Sektori për Punë të Brendshme Tetovë e ka zbardhur rastin me disa dritare të dëmtuara të Shkollës së Mesme Teologjike Medreseja “Isa Beu” në Tetovë, e cila është raportuar dje (20-shtator) në orën 09.00. I dyshuar se me armë zjarri e ka kryer dëmtimin 41-vjeçari B.M. nga Tetova. I njëjti dje rreth orës 18:30 është thirrur në Stacionin Policor të Tetovës, ku i është konfiskuar pistoleta “CZ” me një kornizë me 12 plumba të kalibrit 9mm për ekspertizë dhe pasi të dokumentohet plotësisht rasti, do të përgatitet një parashtresë adekuate sipas nenit 288 të Kodit Penal për “Shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga SPB-Tetovë./Alsat

Baby Boo