SPB Tetovë thotë se kreu i PDSh-së dëmtoi billborde, Thaçi: “E vërteta është ndryshe”


Dita e tretë e fushatës për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut u karakterizua me dëmtim të bilbordeve në Tetovë. Siç njoftuan nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, në ora 01:50 pas mesnate është raportuar për dëmtim të materialit zgjedhor të një partie politike.

Dëmtimin e kanë kryr kanë persona që kanë qarkulluar me dy vetura me targa të Tetovës. Automjetet janë ndalur nga ana e policëve dhe është konstatuar se vetura “Audi” e ka drejtuar M.Th.(56) nga Tetova kurse veturën “Golf” e ka drejtuar personi Xh.K.(34) nga rrethina e Tetovës. Në vetura kanë qenë edhe dy persona të tjerë”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.
Nga atje, kanë konfirmuar se personi M.Th. është lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.

Por pse e bëri këtë Thaçi?
Ai në një përgjigje për media tha se vërteta është ndryshe nga sa është kuptuar nga njoftimi i SPB Tetovë.
“E vërteta është ndryshe. Fillimisht i kanë i kanë këputur billbordet tona të Sadi Bechetit dhe kuptova se janë irrituar aktivistët tanë dhe kam dalë dhe i kam tërhequr”.

Pyetje drejtuar Thacit: Ju thoni se keni dalë për t’i tërhequr aktivistët?
Menduh Thaçi: Po edhe i kam tërhequr dhe e kam qetësuar situatën. Të shkatërruara janë fillimisht billbordet e Sadi Bexhetit. Është tërësisht e panevojshme. Ato le ti shkatërrojnë nuk është problem, ato votën nuk munden ta shkatërrojnë. Vetëm të mos bëhen incidente. Kjo është e vërteta. U bëj apel aktivistëve tonë që nuk duhet të reagojnë nëse dikush na i shkatërron materialet propagandistike. Duhet të jenë të qetë. Kjo ka qenë e vërteta, ka qenë edhe policia prezent, kemi komunikuar me policinë se kam dal t’i qetësoj njerëzit. Edhe një herë u bëj apel aktivistëve që të mos reagojnë.

Baby Boo