SPB – Tetovë me apel deri te motoçiklistët dhe biçiklistët


Me ngrohjen e motit ndër të tjera në rrugët e rajonit më të gjerë të Pollogut janë të pranishëm gjithnjë e më shumë motoçiklistë dhe biçiklistë. Për këtë shkak Sektori për punë të brendshme Tetovë, rikujtonë që motoçiklistët të respektojnë plotësisht rregullat dhe rregulloret që janë në fuqi. Gjithashtu apelohet që të mos ulen në timon pa kaluar testin e drejtimit dhe patentë për kategorinë përkatëse, por edhe pa poseduar dhe mbajtur mjetet e përcaktuara mbrojtëse, në radhë të parë helmetë mbrojtëse.

Nëse drejtojnë motoçikleta pa mjete mbrojtëse, ndaj shoferit dhe personit që eventualisht e transporton, do të përgatiten parashtresat e parapara me ligj dhe do të gjobiten në vlerë prej 50 euro në kundërvlerë në denarë, në pajtim me nenin 99 të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor. Gjithashtu, motoçiklistët këshillohen që të veshin jelekë reflektues në periudhat me dukshmëri të reduktuar dhe e njëjta gjë vlen edhe për çiklistët, gjithashtu edhe motoçikletat e tyre të mos jenë shumë të zhurmshme, përndryshe rrezikojnë u konfiskohen përkohësisht motoçikletat për 90 ditë, për shkak të zhurmës së tepërt.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë tashmë ka filluar me kontrollet e rregullta të kësaj kategorie të pjesëmarrësve në trafik, të cilat në periudhën e ardhshme do të intensifikohen edhe më shumë, ndërsa muajin e ardhshëm planifikohet të fillojë realizimi i një projekti të veçantë parandalues-edukativ i cili do të përfshijnë nxënës të shkollave të mesme nga Tetova dhe Gostivari./KlanMacedonia/

Baby Boo