SPB-TETOVË: Forcojmë besimin dhe bashkëpunimin ndërmjet policisë dhe komunitetit për rritjen e sigurisë, aktivitet parandalues ​​i SPB Tetovë


Sot në Tetovë u zhvillua një aktivitet parandalues ​​dhe informativ në kuadër të fushatës së MPB-së dhe Sindikatës së Policisë së Maqedonisë për forcimin e besimit dhe afirmimin më të gjerë, promovimin dhe modernizimin e bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe komunitetit. Në kuadër të këtij aktiviteti, të cilin e realizoi Sektori për parandalim në SPB Tetovë, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Byrosë për siguri publike, Sasho Tasevski, për një numër të madh të qytetarëve u shpërndanë fletushka të posaçme, si dhe u bënë biseda të drejtpërdrejta me qytetarët për atë – se si të forcohet dhe akoma më shum të thellohet bashkëpunimi i policisë me komunitetin lokal.

Qytetarët e Tetovës u njoftuan më nga afër edhe për qëllimet kryesore të punës së policisë, për mekanizmat për kontrollin e brendshëm dhe të jashtëm të saj, si një faktor shumë i rëndësishëm për besueshmërinë e përgjithshme profesionale, vlerësimin dhe reputacionin e policisë, gjegjësishtë Ministrisë së Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qytetarët pyetën dhe morën përgjigje konkrete për disa shërbime që Ministria u ofron çdo ditë si shërbim të tyre dhe fokusi dhe preokupimi themelor i të cilave kanë qenë, janë dhe do të jenë në të ardhmen qytetarët dhe nevojat e tyre, për të përmirësuar sigurinë dhe cilësinë. të jetës në komunitet.

Baby Boo