SPB Tetovë – Festo me zemër, jo me armë!


Krijo dhe shëndro festa
Jo Varre ose karroca për invalid…

Këto ditë në rajonin më të gjërë të Tetovës dhe Gostivarit me një intensitet të lartë fillon sezoni i dasmave dhe festave të tjera familjare, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.
Sektori për punë të brendshme Tetovë apelon tek qytetarët që të përmbahen nga të shtënat me pistoleta apo armë të tjera, si dhe nga organizimit të paautorizuar të fishekzjarreve, të cilat kohëve të fundit kanë qenë, praktikë dëshmuar në këtë rajon.
SPB-Tetovë edhe një herë rikujton qytetarët se gjuajtja me armë është në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dhe se gjoba për këtë lloj kundërvajtje sipas nenit 31 varion nga 200 deri në 500 euro. Krahas kësaj nvarësishtë nga pasojat, të shtënat mund të përbëjnë edhe vepër penale të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, për të cilin është paraparë dënim me burg prej një deri në pesë vjet (neni 288 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut).
SPB Tetovë po ashtu thekson se fishekzjarrët e dasmave duhet detyrimisht të lajmërohen në stacionet policore apo Njësitë policore të zonës ku organizohen, varësisht nga kategoria e tyre dhe organizatorët të ndërmarrin me kohë masat parandaluese të parapara me ligj.
Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë tashmë dukshëm ka përforcuar dukshëm aktivitetet kontrolluese të planit për zbulimin dhe sanksionimin e shkeljeve të tilla të rendit dhe qetësisë publike dhe me këtë temë, ndër të tjera, janë organizuar takime të shumta të grupeve këshilluese të qytetarëve dhe komuniteteve lokale dhe urbane të kësaj zone. Qëllimi i tyre është parandalimi i ngjarjeve dhe pasojave të padëshiruara të sigurisë.

Baby Boo