SPB Tetovë deklarohet për plumbin tek shtëpia e Taravarit


Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë sot konfirmon se është vendosur një plumb automatiku para shtëpisë së kryetarit të ASH-së, Arben Taravari.

“Sot (05 shkurt) në ora 09:34, J.J.(42) nga Gostivari ka raportuar në SPB-Tetovë se para derës së hyrjes së shtëpisë së A.T.(50) në Gostivar, është gjetur një plumb i armës automtike e kalibrit 7.62 milimetra.

Një ekip nga SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar ka kryer kqyrjen në vendin e raportuar, plumbi i gjetur është fotodokumentuar dhe është dërguar për ekspertizë.

Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhen në njoftimin e SPB-Tetovë.

Baby Boo