SPB Tetova ka pastruar 6 vj*edhje të rënda në Gostivar dhe ka arr*estuar hajdutin


I dyshuari që ka kryer vj*edhjet është 25-vjeçari A.O. nga fshati Vidushë e Rekës së Poshtme. Gjatë muajit të kaluar dhe këtij muaji A.O., duke përdorur forcën dhe duke përdorur kaçavida dhe mjete të tjera, ka hyrë nëpër dyert dhe dritaret e disa institucioneve publike të Gostivarit (Spitali, Kadastri dhe të tjera) dhe pasi ka hyrë në brendësinë e tyre, i njëjti kryesisht ka vj*edhur para të lëna në sirtarë, kasa dhe vende të tjera. 25 vjeçari nga Vidusha është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas dokumentimit të plotë të këtij rasti, do të përgatitet një parashtresë e përshtatshme sipas nenit 236 të Kodit Penal, për arsye të dyshimit se ai ka kryer veprën penale të “vj*edhje e rëndë”.

Baby Boo