Spasovski: Tani prioritet është shëndeti, pas krizës bisedime për çështjet politike

Nuk e dimë sa do të zgjas kjo krizë shëndetësore dhe ekonomike dhe çfarë vendime do të kërkohet të sillen. Prandaj, është logjike dhe e përgjegjshme të veprojmë dhe mundësojmë funksionalitet të Parlamentit, nëse është e nevojshme. Pres të gjitha partitë politike të jenë në krye të përgjegjësisë dhe të sjellin vendime në interes të shtetit dhe qytetarëve, jo të nisen nga kalkulimet e tyre partiake. Ne jemi plotësisht pushtet demokratik, ndërsa në demokraci është normale Qeveria të kontrollohet nga Parlamenti dhe ne nuk kemi problem me këtë”, ka thënë kryeministri Spasovski.

Baby Boo

Në intervistën për “Faktor”, Spasovski ka thënë se LSDM edhe para krizës por edhe tani është e gatshme për zgjedhje. Por, në këtë moment prioritet numër një është shëndeti i qytetarëve dhe mposhtja e krizës shëndetësore. Të gjitha forcat tani janë të orientuar në ballafaqimin me koronavirusin.

Në pyetjen se kur sipas tij do të mbaheshin zgjedhjet, kryeministri me përgjigje se së pari dëshiron stabilizim të situatës shëndetësore dhe pasi të ndodhë kjo do të mund të bisedohet për gjitha proceset tjera politike në shtet.

“LSDM ka qenë e gatshme për zgjedhje edhe para krizës shëndetësore, e gatshme është edhe sot, siç e di edhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev se është i gatshëm të merr mandat të ri për formimin e qeverisë së re. Tani jemi të fokusuar në shëndetin publik, do të ketë rast të flasim edhe për Qeverinë e re me çka jam i bindur se përsëri LSDM-ja dhe koalicioni do ta kenë nderin të udhëheqin”, ka thënë Spasovski.

Ai thekson se mbetet në vetizolim deri në kalimin e 14 ditëve si rezultat i testit për koronavirusin i cili doli negativ.

Sipas tij, bëhet plan për hapje të sërishme të ekonomisë sipas sektorëve si dhe fillon kthimi i jetës në normalitet, por ajo do të shkojë gradualisht. Njëherësh demanton se lirimi i masave apo orës policore është bërë për shkak të festës së Ramazanit.

Pas një majit, thekson se do të ketë fotografi më të qartë për kushtet e funksionimit të shkollave ose kopshteve, derisa hapja e objekteve hotelerike mund të pritet me siguri në gjysmën e dytë të muajit të ardhshëm.

Ai ka thënë se ai dhe përfaqësuesit e Qeverisë nuk kanë qenë të informuar se kryetari i Kumanovës, Dimitrievski dhe anëtarët e tjerë të Shtabit të krizës janë testuar për koronavirusin.