Spasovski: Si shtet nuk e kemi luksin që ta humbasim këtë mundësi historike


Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski para qytetarëve të Kërçovës tha se “para 27 viteve qytetarët në referendum zgjodhën pavarësinë, sovranitetin dhe shtetësinë. Sot ne si gjeneratë kemi mundësinë historike që në referendum të zgjedhim të ardhmen evropiane, për ne por edhe për gjeneratat e ardhshme”.

Spasovski theksoi se kjo është mundësi historike për të votuar pro sigurimit të të ardhmes tonë si pjesë e barabartë e aleancave më të fuqishme, që janë BE dhe NATO.

“Si shoqëri dhe si shtet nuk e kemi luksin për të humbur këtë mundësi historike. Prandaj, prej këtu, prej Kërçovës, nga qyteti i cili jeton dhe zhvillon vlerat evropiane bëj thirrje për vendosmëri”, theksoi Spasovski.

Ministri Spasovski bëri thirrje të gjithë qytetarëve që së bashku ta shkruajnë historinë dhe ta çojnë shtetin drejt të ardhmes më të ndritshme.

Baby Boo