Spasovski: Sabotimi i MPB-së dhe rritja e testimeve janë shkak për rritjen e numrit të të infektuarve


Kryeministri Oliver Spasovski tha se në vendin tonë një nga arsyet kryesore për rritjen e numrit të të infektuarve është mosrespektimi i masave nga qytetarët.

“Disa presona mendojnë se virusi nuk ekziston, se ai do të zhduket me temperaturat. Gjithashtu u bë sabotimi i masave dhe u publikisht u njoftua se masat e mbrojtjes nuk do të respektohen. Dhe një nga gjërat kryesore është se ka pasur mungesë pune dhe sabotim nga Ministri i Brendshëm: u njoftua publikisht që ata që shkelin masat nuk do të ndëshkohen. Arsyeja e rritjes së numrit të të infektuarve është fakti se testimi është tek të shënjestruarit dhe testimi në masë të familjarëve që janë prekur nga takimet private dhe mbrëmjet e iftarit dhe nga konfeksionet e tekstilit në Shtip”, deklaroi Spasovski

Baby Boo