Spasovski: Qasja te bazat evropiane të të dhënave në sferën e falsifikimit të dokumenteve e rëndësishme edhe për Maqedoninë


onventa për bashkëpunim policor të vendeve të EJL-së luan rol të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes për përdorimin dhe mundësitë të cilat i ofron shkëmbimi automatik i të dhënave në vendet e rajonit tonë, theksoi mes tjerash ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në fjalimin e tij në Konferencën për siguri dhe migracion – promovim i partneritetit dhe rezistenca e vendeve anëtare të BE-së, si dhe vendet e Ballkanit Perëndimor që sot dhe nesër mbahet në Vjenë.

Siç kumtoi MPB, ministri Spasovski ka përshëndetur nënshkrimin e sotëm të Marrëveshjes për shkëmbim të automatizuar të të dhënave të ADN-së, të dhëna daktiloskopike dhe të dhëna për regjistrim të automjeteve në kuadër të Konventës për bashkëpunim midis vendeve nga Evropa Juglindore për bashkëpunim midis vendeve të Evropës Juglindore, i ashtuquajturi “mini-Prum” për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë.

Sipas tij, qasja drejt bazave evropiane të të dhënave në sferën e dokumenteve të falsifikuara dhe specimenëve do të jetë me rëndësi të çmueshme edhe për Maqedoninë edhe për vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Në lidhje me migracionin, Spasovski potencoi se Maqedonia mund të lavdërohet me sjelljen e ligjit për mbrojtje ndërkombëtare dhe mbrojtje të përkohshme dhe Ligjit për të huajt. Ai në fjalimin në kuadër të sesionit kushtuar problematikave të migrimit sqaroi se gjatë përgatitjes të këtij ligji janë shfrytëzuar të gjitha kapacitetet e brendshme si dhe me mbështetje nga ana e Komisionit Evropian përmes instrumentit TAIEX.

“Ligji për të huajt është një ligj shumë i rëndësishëm, rregullohen kushtet për hyrje, dalje, lëshim, qëndrim, kthim të të huajve me qëndrim të paligjshëm, si dhe të drejtat dhe obligimet e të huajve në Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu, janë vlerësuar lartë përpjekjet në luftën kundër tregtisë me njerëz dhe vendosjen e njësisë së posaçme Task Force, për formimin e së cilës kemi përdorur përvoja nga miqtë tanë nga Republika e Serbisë”, theksoi Spasovski.

Baby Boo