Spasovski: Punojmë në rastin e operatorit multimedia-net


Vazhdon mos-zgjidhja e problemit me ritransmetimet ilegale të programeve të huaja nga operatorët kabllor. Nga Ministria e Punëve të Brendshme shkurt njoftojnë se është në procedim rasti i fundit me ritransmetimin e paligjshëm të 31 kanaleve rajonale dhe ndërkombëtare nga operatori Multimedia-Net, shkelje të cilën e konstatoi Agjencia për Shërbime Audi dhe Audio-vizuele gjatë muajit të kaluar.

Menjëherë pas dorëzimit, veprohet sipas paraqitjeve të tjera por edhe sipas kësaj paraqitje. Është njoftuar prokuroria dhe veprohet më tej sipas ligjit për procedurë penale”- u shpreh Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Alsat drejtoi disa pyetje në Prokurorinë Publike, edhe për rastin në fjalë por edhe për veprimin e Prokurorisë me raste të tjera të ngjashme. Nga ky institucion gjatë ditës nuk kishim përgjigje. Agjencia e mediave në raportin e 5 tetorit sqaron se në kontrollin e jashtëzakonshëm të ShPK-së Multimedia-Net, ka konstatuar ritransmetim të shërbimeve programore të cilët nuk janë të përfshira dhe të vërtetuara në regjistrin e shërbimeve programore nga Agjencia, për operatorin kabllor Multimedia-Net.”

Agjencia, në kontrollin e jashtëzakonshëm ka konstatuar ritransmetim të shërbimeve programore RTS 1, RTS 2, Ring TV, Cartoon Network, Boomerang, Erox, Eroxxx, Film Box Plus, Film Box, Docu Box, Fight Box, Fashion Box, Sport Klub 1, Sport Klub 2, Sport Klub 3, Sport Klub 4, Lov I Ribolov, Cinemania, Sky Sport 2, b Action TV, HBO, Tring Sport 3, Tring Sport 2, RTL, Vox, RTL 2, Super RTL, HRT 2, Duga TV, Nova TV (Kroaci) dhe Hustler, të cilët nuk janë të përfshira dhe të vërtetuara në regjistrin e shërbimeve programore nga Agjencia, për operatorin kabllor Multimedia-Net”- thonë nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale, njofton Alsat-M.

Në kontrollin pasues të 18 tetorit, Agjencia njofton se ka konstatuar se operatori ka ndërprerë transmetimin e këtyre programeve. Ata për Alsat, thanë se presin veprimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për procedimin e rastit. Ndaj rastit me operatorin Multimedia-Net ka reaguar ashpër edhe Asociacioni i Mediave të Maqedonisë ku anëtare janë Tv Alsat, Telma, Sitel, Kanal 5 dhe Alfa. Sipas Acociacionit, pirateria e këtillë në shtet normale dënohet madje edhe me burg dhe kërkojnë veprim urgjent nga institucionet. Përveç dëmit që u shkaktojnë televizioneve me konkurrencën ilegale, operatorët me veprimtari të jashtligjshme dëmtojnë edhe qytetarët të cilët paguajnë për shërbime, po ashtu ilegale.

Baby Boo